
Ozempik: Rrugë e lehtë për të humbur peshë, por e rrezikshme
Ozempik nuk duhet të përshkruhet për humbje peshe.
Efektet anësore si vjellje, lodhje dhe mungesë e disponimit, bënë që Maloku ta ndërprejë përdorimin e Ozempik pas tre muajsh. Këto efekte anësore janë të listuara edhe në dokumentin e aprovimit nga FDA. Maloku tregon se pasi ndaloi se përdoruri Ozempikun, sërish ka shtuar peshë, por tani jo vetëm që nuk e përdor më, por nuk ia rekomandon askujt.
Njerëzit shpeshherë janë në kërkim të metodave më të lehta dhe më të shpejta për të rënë në peshë.
Edhe Maloku edhe Zymi kanë blerë Ozempik në barnatoret në Prishtinë pa përshkrim të mjekut.
Merita Emini-Sadiku, specialiste e endokrinologjisë dhe drejtore e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK tregon se kanë kërkesa që ta përshkruajnë këtë ilaç për menaxhim të mbipeshës, por nuk e bëjnë.
Ozempik përmban implikime serioze për shëndetin e personave të caktuar bazuar në historinë e tyre familjare dhe parakushteve të tjera të gjendjes së tyre shëndetësore.

Bujar Vitija
Bujar Vitija është kryeredaktor në mediumin online “Gazeta Shneta”, i cili është i profilizuar për lajme dhe hulumtime në sektorin e shëndetësisë në Kosovë. Bujari është gazetar që nga viti 2010 dhe ka punuar në disa media të shkruara dhe elektronike. Ai po ashtu është autori i emisionit “Shneta” në Televizionin T7. Bujari është është përfitues i ciklit të katërt të Bursës së K2.0 për Gazetari.
Eksploro më shumë