K2.0

Kryefaqja

Video

Dhuro

Për ne

Çka bëjmë ne?

Kosovo 2.0 u themelua si një model i ri i platformës së gazetarisë për Kosovën, rajonin dhe përtej – një platformë që refuzon tabloidizimin e çështjeve të rëndësishme. Ne përkushtohemi ndaj gazetarisë shpjeguese, kontekstuale dhe narrative, ku tregimi nuk ka të bëjë vetëm me dokumentimin e botës rreth nesh, por gjithashtu i kontribuon riimagjinimit të kësaj bote.

E themeluar në vitin 2010, si platforma e parë e blogut në Kosovë, K2.0 e zgjeroi dhe dëshmoi veten si një zë kritik dhe i besueshëm i gazetarisë në vend dhe përtej. Përgjatë viteve, K2.0 prodhoi një numër të revistave të shtypura në tema të caktuara, para se të kalojë në një model të revistës online. Ndërkohëne gjithnjë kemi organizuar një varg ngjarjesh publike dhe nismash të edukimit jo-formal, të cilat ne i shohim si fundamentale për misionin tonë më të gjerë gazetaresk.

Shkurtimisht:

  • Ne jemi revistë që përqendrohet në gazetari shpjeguese, kontekstuale dhe narrative.
  • Ne qëndrojmë të pavarur nga partitë politike dhe format tjera të ndikimit të jashtëm.
  • Ne punojmë që t’i ruajmë të drejtat e njeriut përmes
  • redaksisë dhe programeve tona të dialogut.
  • Ne punojmë që përmes gazetarisë sonë të mbështesim debate kritike në fushat e artit dhe kulturës.
  • Ne organizojmë një varg të programeve publike, të cilat synojnë që të frymëzojnë biseda përparimtare për gazetari të angazhuar në shoqëri dhe për mediat, të drejtat e njeriut e aktivizmin qytetar.
  • Ne organizojmë programe të veçanta e specifike edukative jo-formale që ta inkurajojmë mendimin kritik te rinia dhe të adresojmë zbrazëtirat në sistemin formal të edukimit.
  • Ne punojmë me një rrjet të shkrimtarëve rajonalë për të botuar përmbajtje që i ndërtojnë dhe përforcojnë lidhjet me rajonin.
  • Ne bashkëpunojmë me medie të tjera dhe organizata në Kosovë dhe rajon, të cilat bartin vlerat dhe parimet tona gazetareske.
  • Ne po punojmë që të ndërtojmë një model hibrid të financimit të medias duke u mbështetur në institucionet donatore dhe në publik, në mënyrë që të sigurojmë pavarësinë tonë afatgjate.
  • Ne shkojmë përtej Kosovës dhe rajonin fqinj që të angazhojmë audiencat e diasporës kudo që ata gjenden.
  • Ne punojmë në tri gjuhë: shqip, boshnjakisht/kroatisht/serbisht dhe anglisht.

Vizioni ynë është një shoqëri që e kupton, e vë në pyetje dhe e ri-imagjinon botën përreth nesh. Dhe, prandaj, ne e kemi bërë mision tonin që të krijojmë një gazetari të fuqishme dhe të pakompromis, e cila i dëgjon përjetimet e njerëzve, i shpjegon realitetet e ndërlikuara, ofron kontekst dhe provokon biseda.

  • Që ta bëjmë këtë, ekipi jonë ka parime që e udhëheqin punën tonë.
  • Gazetaria jonë informohet nga procesi i të dëgjuarit të përvojave të njerëzve.
  • Gazetaria jonë sillet përreth drejtësisë shoqërore, përpjekjeve dhe shpresave të njerëzve.
  • Gazetaria jonë udhëhiqet nga solidariteti; ne synojmë që të krijojmë një hapësirë të dialogut, empatisë dhe kuptueshmërisë më të mirë.
  • Gazetaria jonë është e udhëhequr nga parimi që gjithnjë t’u ofrojë kontekst tregimeve dhe lajmeve duke e marrë kohën që vërtetë t’i kuptojmë çështjet.
  • Gazetaria jonë udhëhiqet nga profesionalizmi; ne nuk bëjmë kompromis kur është fjala për cilësi dhe qëndrojmë të pavarur, kritik dhe të drejtë.
  • Ne nuk rehatohemi në rrjedhat kryesore. Ne jemi këmbëngulës në çështjet, të cilat ne besojmë se janë të rëndësishme, pa marrë parasysh se a janë temë aktuale e debatit apo jo.
  • Ne jemi të udhëhequr nga kreativiteti; ne e vlerësojmë estetikën, të renë dhe eksperimentimin në gazetarinë tonë.
  • Ne jemi pasionantë për të përmirësuar punën tonë vazhdimisht dhe jemi gjithmonë duke reflektuar me një dozë të shëndoshë të vetë-kritikës.

Revista e shtypur e K2.0

E lindur në vitin 2011, në një kohë kur media e shtypur ishte në një rënie globale, përmbledhja e revistës së shtypur e K2.0 u nis vetëm një vit pas lindjes së organizatës tonë. Tani, më shumë se një dekadë më vonë, në kemi revista me tema duke filluar nga migrimi deri te seksi e edhe hapësira publike.

Vizitoni seksionin tonë Shtyp që të kuptoni më shumë për secilën nga revistat tona dhe që të bleni përmbledhjen tonë prej njëmbëdhjetë revistash apo kopje individuale (shumica janë në qasshme!)

Stafi

Besa Luci

Besa Luci

Kryeredaktore

besa.luci@ktwopointzero.com

Besa Luci është kryeredaktore dhe bashkëthemeluese e K2.0. Besa ka kryer studimet master në drejtimin e shkrimit gazetaresk dhe për revista në Shkollën e Gazetarisë të Universitetit të Missouri-t në Columbia, SHBA.

Gentiana Paçarizi

Gentiana Paçarizi

Redaktore menaxhuese

gentiana.pacarizi@ktwopointzero.com

Gentiana Paçarizi është redaktore menaxhuese në K2.0. Ajo ka mbaruar studimet master për gazetari dhe komunikim me publikun në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.

Arian Lumezi

Arian Lumezi

Redaktor

arian.lumezi@ktwopointzero.com

Arian Lumezi është redaktor në K2.0. Ka përfunduar studimet master për Gazetari Ndërkombëtare nga Universiteti i Cardiff, të cilin e ka ndjekur përmes bursës “Chevening”.

Ardit Hoxha

Ardit Hoxha

Redaktor

ardit.hoxha@ktwopointzero.com

Ardit Hoxha është redaktor i gjuhës angleze në K2.0. Ai ka përfunduar studimet master për sociologji në Universitetin e Aucklandit.

Valmira Rashiti

Valmira Rashiti

Redaktore

ValmiraRashiti@throwaway.com

Valmira Rashiti është redaktore në K2.0. Ajo ka përfunduar studimet bachelor në fakultetin juridik, Universiteti i Prishtinës dhe në antropologji kulturore, në fakultetin filozofik të UP-së.

Dafina Halili

Dafina Halili

Gazetare e lartë

dafina.halili@ktwopointzero.com

Dafina Halili është gazetare e lartë në K2.0, e cila mbulon kryesisht çështje të drejtësisë sociale dhe të drejtave të njeriut. Dafina ka kryer studimet master në drejtimin e diversitetit dhe mediave në Universitetin e Westminster në Londër, Mbretëria e Bashkuar.

Uran Haxha

Uran Haxha

Gazetar

uran.haxha@ktwopointzero.com

Uran Haxha është gazetar në K2.0 dhe autor i emisionit “Pak ma Drejt” në Paper Radio. Ka punuar në disa prej medieve vendore, ku ka mbuluar temat nga sektori i ekonomisë dhe reportazhe nga qoshet e Kosovës. Ka studiuar për marketing dhe menaxhment.

Reita Demi

Reita Demi

Lektore dhe përkthyese

reita.demi@ktwopointzero.com

Reita Demi është lektore dhe përkthyese e gjuhës shqipe në K2.0. Ka përfunduar studimet master për Gazetari dhe Kontakte me Publikun në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, ka studiuar për Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Kolegjin AAB.

Atdhe Mulla

Atdhe Mulla

Redaktor i fotografisë

atdhe.mulla@ktwopointzero.com

Atdhe Mulla është redaktor i fotografisë në K2.0. Atdheu ka kryer studimet bachelor në degën e fotografisë në Shkollën e Filmit dhe Televizionit të Akademisë së Arteve Performuese në Pragë, Republika e Çekisë.

Majlinda Hoxha

Majlinda Hoxha

Redaktore e fotografisë

majlinda.hoxha@ktwopointzero.com

Majlinda Hoxha është redaktore e fotografisë në K2.0. Ajo ka kryer studimet master në degën e arteve të bukura në Elam School of Fine Arts në Auckland, Zelandë e Re.

Dina Hajrullahu

Dina Hajrullahu

Video redaktore

dina.hajrullahu@ktwopointzero.com

Dina Hajrullahu është video redaktore në K2.0. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi, Tiranë, ndërsa studimet për Master Shkencor i ka përfunduar në Universitetin POLIS gjithashtu në Tiranë, Shqipëri.

Agon Dana

Agon Dana

Video redaktor

agon.dana@ktwopointzero.com

Agon Dana është video redaktor në K2.0. Ai ka mbaruar studimet themelore për Komunikim dhe Dizajn në Universitetin Bilkent të Turqisë.

Qendresa Kastrati

Qendresa Kastrati

Menaxhere e financave dhe administratës

qendresa.kastrati@ktwopointzero.com

Qëndresa Kastrati është kontabiliste dhe menaxhere e financave, administratës dhe prokurimit në K2.0. Ajo ka përfunduar studimet bachelor në Menaxhment Ndërkombëtar në Universitetin e Prizrenit dhe studimet MBA në Universitetin “Sheffield” në Selanik.

Gentiana Sylejmani

Gentiana Sylejmani

Menaxhere e burimeve njerëzore

gentiana.sylejmani@ktwopointzero.com

Gentiana Sylejmani është menaxhere e burimeve njerëzore në K2.0. Gentiana ka kryer shkencat politike në South East European University në Tetovë, Maqedoni.

Gentiana Bucaj

Gentiana Bucaj

Menaxhere e projekteve

gentiana.bucaj@ktwopointzero.com

Gentiana Buçaj është menaxhere e projekteve në K2.0. Ajo ka një diplomë Bachelor në Banka, Financa dhe Kontabilitet dhe aktualisht është duke ndjekur studimet Master në të njëjtën fushë në Universitetin e Prishtinës.

Petrit Augustini

Petrit Augustini

Menaxher i projekteve

petrit.augustini@ktwopointzero.com

Petrit Augustini është menaxher i projektit në Kosovo 2.0. Ka përfunduar studimet Bachelor për psikologji në Universitetin e Prishtinës.

Agnesa Mehanolli

Agnesa Mehanolli

Kordinatore e permbajtjes digjitale

agnesa.mehanolli@ktwopointzero.com

Agnesa Mehanolli është koordinatore e përmbajtjes digjitale në K2.0. Ajo ka përfunduar studimet për Dramaturgji në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Erleta Morina

Erleta Morina

Menaxhere e komunitetit

erleta.morina@ktwopointzero.com

Erleta Morina është menaxhere e komunitetit në Kosovo 2.0. Ajo ka kryer studimet e nivelit bachelor në Politika Publike dhe Menaxhment në Universitetin Amerikan të Kosovës.

Liridona Gashi

Liridona Gashi

Zyrtare për administratë dhe financa

liridona.gashi@ktwopointzero.com

Liridona Gashi është zyrtare për administratë dhe financa në K2.0. Liridona ka kryer studimet Master në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Ekonomiks.

Tomislav Perusic

Tomislav Perusic

Përkthyes

tomislav.perusic@ktwopointzero.com

Tomislav Perušić punon si përkthyes në K2.0. Ka kryer studimet bachelor për Albanologji në Universitetin e Beogradit dhe studimet master për Albanologji (Gjuhësi Historike) në Universitetin e Tiranës.

Bordi

Linda Gusia

Linda Gusia

Kryesuese e Bordit

lindagusia@gmail.com

Linda Gusia është kryesuese e bordit në K2.0. Linda është ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, departamenti i Sociologjisë në Fakultetin Filozofik.

Alban Muja

Alban Muja

Anëtar i bordit

albanmuja@gmail.com

Alban Muja është anëtar i bordit në K2.0. Ai është artist pamor i cili vepron në Berlin dhe Prishtinë. Punimet e tij mbulojnë një gamë të gjerë mediumesh, duke përfshirë video instalacione, filma, vizatime, piktura, fotografi dhe performancë të cilat janë ekspozuar gjerësisht.

Cristina Marí

Cristina Marí

Anëtare e bordit

cristina.mari@ktwopointzero.com

Cristina Mari është anëtare e bordit në K2.0. Ajo ka kryer studimet bachelor në degën e gazetarisë në University Compultense në Madrid të Spanjës dhe në Universitetin e Bukureshtit në Rumani.

Valerie Hopkins

Valerie Hopkins

Anëtare e bordit

valeriehopkins@throwaway.com

Valerie Hopkins është anëtare e  bordit të K2.0. Ajo është korrespondente ndërkombëtare për “The New York Times”, ku kryesisht mbulon tema lidhur me Rusinë dhe Ukrainën. Më herët, ka mbuluar tema rreth Evropës Juglindore për “Financial Times”.

Ibrahim Nehme

Ibrahim Nehme

Anëtare e bordit

Ibrahimnehme@throwaway.com

Ibrahim Nehme është anëtar i bordit në K2.0. Ai është poet dhe botues libanez. Kurreshtja e tij ka frymëzuar një sërë projektesh krijuese, veçanërisht @kiteverse.app dhe @magofpossibilities, të cilat “The Guardian” i ka përshkruar si një “kujtesë e fuqisë së imagjinatës për t’i ndryshuar pikëpamjet”.

PUNONI ME NE

Shkruani për K2.0

Ne jemi gjithmonë në kërkim të zërave të rinj në K2.0. Shpeshherë, bashkëpunojmë me autorë të jashtëm, fotografë dhe me njerëz tjerë kreativë. Nëse doni të punoni me ne, na dërgoni idenë tuaj.

Si revistë rajonale, ne kërkojmë tregime që ofrojnë një kuptim më të thellë të temave kryesore që prekin Kosovën, Ballkanin dhe përtej. Shtyllat tona kryesore janë politikat, drejtësia shoqërore, të drejtat e njeriut, arti dhe kultura, por ne jemi gjithmonë të hapur ndaj këndeve të freskëta dhe temave të reja.

Ne jemi një revistë tre-gjuhëshe që pranojmë përmbajtje në shqip, serbisht dhe anglisht dhe përkthyesit tanë punojnë që secila përmbajtje të botohet në të tri gjuhët. Ndonëse fokusi jonë kryesor është Kosova, ne i duam përmbajtjet që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe shtetet e ish- Jugosllavisë (Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnia dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Sllovenia) dhe diasporat e këtyre shteteve.

Si të dërgosh ide?

Idetë e përmbledhura mirë na lumturojnë. Dërgoje një.

Përmbledhja e idesë duhet t’u përgjigjet këtyre pyetjeve në mënyrë të qartë dhe koncize: Cila është storia? Cila është qasja juaj narrative? Cilët janë personazhet? Pse duhet që ky rrëfim të tregohet tani? Pse je ti personi i duhur që ta tregosh atë?

Përmbledhja juaj duhet të na i ofrojë këto informata në mënyrë interesante e elegante, asisoj që të bindë se jeni një tregues/e i/e fuqishëm/me i storieve dhe që mund të krijoni rrëfim bindës

Ne gjithashtu dëshirojmë të shohim që e keni lexuar K2.0 dhe se e kuptoni zërin dhe interesat tona redaktoriale. Në përmbledhje, duhet të tregoni se për cilin seksion të revistës synoni të shkruani.

Kjo përmbledhje duhet të jetë deri në dy paragrafe. Po ashtu, na duhet një biografi e shkurtër që ta dijmë se kush jeni. Nëse keni botuar në të kaluarën, na i dërgoni vegëzat e atyre botimeve.

Nëse tashmë e keni shkruar storien tuaj dhe do donit që ne ta konsiderojmë për botim, mos ngurroni të na dërgoni një draft, bashkë me një biografi dhe një fotografi tuajën, të cilat i vendosim në web, në rast se botohet puna juaj.

Cili seksion i revistës?

Pikëpamje

Ne po kërkojmë opinione, analiza dhe komentim të çështjeve aktuale shoqërore, të cilat ju mendoni që duhet të diskutohen.

Pikëpamjet duhet të jenë me fjalët tuaja, domethënë, ky nuk është seksion për raportim në terren. Ka hapësirë për të përfshirë interpretimin personal, por çdo gjë duhet të jetë absolutisht e saktë sa i përket fakteve, e argumentuar mirë dhe të ketë arsyetim koherent. Ne do të dëshirojmë që të bindemi se ju keni njëfarë ekspertize ose një pikëpamje të veçantë për temën e propozuar. Pikëpamjet zakonisht përmbajnë rreth 1,000 deri në 1,500 fjalë.

Në seksionin tonë të Pikëpamje, ne kemi mbuluar tema si seksizmi në mediet vendorearti shqiptar realist dhe socialistracizmi anti-romfemicidi në Kosovë, sjelljet anti-shqiptare në skenën letrare maqedonase.

Nëse keni ndonjë ide për opinion ose koment për çështjet aktuale politike apo shoqërore, atëherë ajo ide do t’i përkiste këtij seksioni.

Blogbox

Kjo është një hapësirë kreative për njerëzit që t’i ndajnë idetë, mendimet, përvojat, poezitë — përmbajtjet në seksionin tonë Blogbox zakonisht janë më personale dhe më bisedore se një përmbajtje në seksionin Pikëpamje. Në këtë seksion, shpesh punojmë me autorë të rinj, që shkruajnë për herë të parë. Gjatësia e këtyre përmbajtjeve mund të jetë e ndryshme, por synimi është që të kenë të paktën 800 fjalë.

Në seksionin tonë Blogbox, ne kemi botuar një rrëfim personal se çfarë do të thotë regjimi i ndërlikuar kufitar mes Serbisë dhe Kosovës për familjet, një nekrologji për një grua frymëzuese që ndërtoi ura kulturore midis Prishtinës dhe Beogradit dhe historinë e një mjeku hebre që e bëri shtëpinë në Prizren.

Disa nga përmbajtjet tona më të popullarizuara kanë qenë mendimet dhe komentet nga diaspora dhe ne dëshirojmë që t’i mundësojmë këto bisedime, duke dëshiruar që të botojmë sa më shumë zëra dhe mendime nga vendi po ashtu.

N’thelb

Ky është seksioni ynë për përmbajtjet narrative, shpjeguese ose të “revistës së lajmeve”. Këtu ne shtjellojmë në mënyrë proaktive një çështje me ritmin tonë, në vend që t’i përgjigjemi ciklit të shpejtë të lajmeve. Artikujt e këtij seksioni marrin kohë për të kontekstualizuar dhe shpjeguar temën nga një kënd i mirë-hulumtuar gazetaresk. Artikujt në këtë seksion janë zakonisht nga 1,500 deri në 3,000 fjalë.

Temat që kemi mbuluar përfshijnë vështirësitë e përkthyesve në ICTY, kushtet e punës së minatorëve në Shqipërinë veriore dhe gratë në art në Kosovë. Ne kemi botuar profile të figurave të shquara në art dhe shkenca, si dhe tregime nga njerëzit rreth përdhunimeve në martesëshkeljeve të policisë dhe hetimeve të krimeve të luftës.

Ne shpesh punojmë me gazetarë jashtë K2.0 për artikuj të seksionit N’thelb dhe duam të shohim temat tuaja, por do të duam të shohim edhe prova që ju keni përvojë në trajtimin e projekteve më të mëdha gazetareske dhe mund të keni qasje në burime, të merrni citate të shkëlqyera dhe të tregoni histori të rëndësishme në një mënyrë bindëse.

Gjerë e gjatë

Seksioni jonë Gjerë e gjatë është për përmbajtje ambicioze të gazetarisë letrare. Ne kemi botuar ese personale për historitë e ndërlikuara familjare dhe “Begun e akulloreve të Zagrebit“, si dhe artikuj të hulumtuar thellësisht rreth aktivizmit mjedisordështimet e privatizimit dhe pengesat për gratë që kërkojnë të drejtat e tyre pronësore.

Ne dëshirojmë që të botojmë ese të seksionit Gjerë e gjatë nga autorë të jashtëm dhe dëshirojmë t’i dëgjojmë propozimet tuaja, por duhet të na bindësh që njëmend mund ta shkruani artikullin e propozuar dhe duhet të jesh gati për redaktim të hollësishëm e që merr kohë.

Esetë fotografike

Esetë tona fotografike përdorin pamje dhe pak raportim për të treguar një narrativë. Nëse jeni një fotograf/e me vullnet për të rrëfyer, ne jemi të interesuar t’ju dëgjojmë. Shihni disa nga esetë tona të mëparshme fotografike për të parë se për çka bëhet fjalë.

Kontakti

Na shkruani: info@ktwopointzero.com

Orari i punës: Hënë – Premte: 9AM – 5PM

Adresa: Ferat Dragaj 25, Prishtinë 10000, Kosovë