
Trump dhe 90 ditët e pritjes
Kosova përballë pezullimit, përgjysmimit ose ngrirjes së ndihmës amerikane.
Teksa organizatat dhe kompanitë më të mëdha nëpër botë mund të kenë sadopak hapësirë manovrimi, rreziku më i madh bie mbi organizatat jo-qeveritare në Kosovë.
Shqetësimet nuk janë individuale. Vendimet e Trump kanë implikime shumë më të gjera kolektive.
Kjo nuk kufizohet vetëm te SHBA, por është pjesë e një ndryshimi ideologjik më të gjerë nëpër botë i karakterizuar nga ringjallja e forcave nacionaliste, izolacioniste dhe reaksionare.
Regjimet autoritare në rajon veç do të fuqizohen e me këtë do të rritet presioni ndaj Kosovës, qoftë në aspekt të shtetësisë, ashtu edhe të zhvillimit demokratik.
Demokracia është përparësia konkurruese e Kosovës në një rajon dhe botë gjithmonë e më autoritare. Këtë duhet ta kuptojë cilido që është i përfshirë në qeverisje, shoqëri civile, medie apo sektor privat.

Taulant Hoxha
Taulant Hoxha është aktivist i shoqërisë civile dhe drejtor ekzekutiv në KCSF. Përvoja e tij shtrihet në avokim për politika publike dhe mobilizim të shoqërisë civile, ndërsa interesi profesional përfshin fusha si hapësira qytetare, politikë-bërja, përkrahja për shoqërinë civile dhe menaxhimi i organizatave jo-për-përfitim. Është i diplomuar për shkencë politike, ndërsa ka përfunduar edhe programe studimore në City University New York.
Eksploro më shumë