
Çka ndodh në lagjen e artistëve, mbetet në lagjen e artistëve
Komuniteti i rrugës “Egnatia” në Ulpianë, në mes të shpërthimit artistik dhe gjentrifikimit.
Në thelb | Arte dhe kulturë21/10/2025

Murale të realizuara nga organizata Q'art, në vitin 2024, të cilat e kanë transformuar pamjen e rrugës “Egnatia”.

Komuniteti i artistëve po përjeton një ngritje të ndjeshme të qirave, bashkë me rritjen e numrit të lokaleve dhe qendrave të tjera sociale në lagje.
Aso kohe, ka pasur lokale ku qiraja kishte çmim aq të ulët, diku 40–50 euro, mirëpo viteve të fundit, këto çmime gjenden rrallë, ndërkaq qiraja tashmë sillet rreth 150–250 euro, varësisht nga madhësia e lokalit. Ka prej këtyre lokaleve, që nuk posedojnë as tualet, por që vazhdojnë të shërbejnë si hapësira të krijimtarisë artistike.
Pas pandemisë, gjegjësisht, pas vitit 2021, në lagje filluan të shtohen atelie të artistëve tjerë, e madje edhe lokale për qëllime të tjera kulturore e sociale.

Elez Demolli, pronar i kafe “Te Gagi”, të cilën e ka hapur në këtë lagje qysh nga viti 2011.

Në të majtë, Hekuran Sokoli, piktor dhe në të djathtë, Agron Mulliqi, piktor, duke ngarkuar piktura brenda ateliesë së tij.

Në të djathtë, Musa Kalaveshi, piktor dhe në të majtë, Zog Limani, dikur student i tij, e tash piktor, me të cilin e ndan hapësirën e ateliesë.



Arianit Lakna, piktor nga Kamenica, me atelie në lagjen e artistëve qysh nga viti 2024.

“Ndonjëherë e nij dikënd tu thanë, kjo rrugë ka potencial mu bo si kafet e rakisë... im like, shpresoj që jo." thotë Artrit Bytyçi, themelues i StoryLab. Në foto, bashkë me të, Vanesa Orana, arkitekte dhe bashkëpunëtore në SL.

“Hapësirat sociale janë ambiente që e japin ndjesinë e 'shtëpisë larg shtëpisë' për studentët që vijnë në Prishtinë", thotë Leonida Molliqaj, themeluese e “Kometës” dhe drejtore e organizatës QIKA.


"Aty ku shkojnë artistat, shkojnë biznismenat; ku shkojnë biznismenat, rriten çmimet, edhe s’ka vend ma aty për artista."



Valmira Rashiti
Valmira Rashiti është redaktore në K2.0. Ajo ka përfunduar studimet bachelor në fakultetin juridik, Universiteti i Prishtinës dhe në antropologji kulturore, në fakultetin filozofik të UP-së.

Ferdi Limani
Pas studimeve të gazetarisë, Ferdi filloi të punojë për gazetat ditore në Kosovë dhe bashkëpunoi me agjenci të ndryshme ndërkombëtare. Puna e tij arriti kulminacion kur u ngarkua nga Qeveria e Kosovës të dokumentojë deklaratën e pavarësisë. Që nga viti 2008 jeton në Francë dhe përfaqësohet nga agjencia LeJournal.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.
Dëshironi të mbështetni gazetarinë tonë? Anëtarësohuni në HIVE ose konsideroni një donacion.