K2.0

Kryefaqja

Video

Dhuro

Libraria Konceptuale e K2.0

Rreth nesh

E hapur në qershor të këtij viti, Libraria Konceptuale e Kosovo 2.0 është hapësirë hibride ku mishërohet gazetaria, kultura dhe komuniteti. Libraria jonë konceptuale është një hapësirë për gazetarë, artistë, shkrimtarë, aktivistë, studentë dhe publikun e gjerë – shkurtimisht, për këdo që është kureshtar për botën – që dëshiron të çlodhet, të lexojë, të punojë dhe të lidhet me të tjerët.

Biblioteka ka një bar mikpritës dhe një përzgjedhje të kuruar të botimeve të pavarura, duke nisur nga revista dhe libra arti të pavarur, deri te projekte që fokusohen në të drejtat e njeriut nga Kosova dhe rajoni më i gjerë. Gjithashtu është një hapësirë e rehatshme për diskutime, pije dhe bashkëpunim. Koleksioni ynë, e kuruar në partneritet me botues vendor dhe ndërkombëtarë, organizata dhe kolektive, feston zërat e pavarur, të menduarit kritik dhe pikëpamjet e ndryshme nga Kosova dhe përtej.

Vizitorët mund t’i shikojnë raftet tona, të kalojnë kohë duke lexuar në hapësirë, ose të blejnë botime për t’i marrë me vete. Përveç këtij koleksioni, vizitorët do të gjejnë edhe botime dhe produkte të K2.0, që variojnë nga revistat dhe botimet tona, deri te artikujt e veçantë. Këto produkte ju lejojnë të merrni me vete një pjesë të punës sonë dhe ta mbështetni në gazetarinë e pavarur.

Më shumë se një librari, hapësira është një vend pune, një ambient për diskutime, punëtori, shfaqje filmash, takime dhe ngjarje kulturore. Është gjithashtu një vend për t’u çlodhur — një qendër për shkëmbim të përvojave, ideve dhe kureshtjes së përbashkët.

Orari i punës dhe lokacioni

Ejani e vizitoni hapësirën tonë — merrni një pije, hidhni një sy rafteve, lexoni, punoni ose kaloni kohë me shoqërinë. Të gjithë janë të mirëpritur.

Na gjeni këtu.

Jemi të hapur:

E martë & e enjte — 14:00 – 21:00

E premte — 10:00 – 17:00

Dhe në rastet kur do të ketë ngjarje të veçanta, do të sigurohemi që t’iu njoftojmë. Shiko rubrikën e ngjarjeve më poshtë.

Botimet

Revistat dhe botimet e K2.0

Që nga viti 2011, K2.0 ka publikuar revista dhe botime që nxisin reflektim dhe shtjellojnë fushat si kulturën, politikën, identitetin dhe shoqërinë. Që nga numri ynë i parë deri më sot, revista jonë pasqyron rrëfime dhe zëra të ndryshëm që formësojnë Kosovën, rajonin dhe përtej.

Fotografitë e revistave

Mund t’i shfletoni dhe t’i blini revistat dhe botimet tona fizikisht në Librarinë Konceptuale ose së shpejti do të mund t’i porosisni online përmes dyqanit tonë online.

Botime të pavarura

Përtej punës sonë, Libraria Konceptuale përmban një përzgjedhje të kuruar me kujdes të botimeve të pavarura, që përfshijnë bashkëpunimet me botues, organizata dhe kolektive nga Kosova dhe rajoni. Ky koleksion feston zërat e pavarur, shprehjen kreative dhe mendimin kritik, duke ofruar për komunitetin tonë një peizazh letrar të pasur dhe të larmishëm.

Më poshtë mund t’i gjeni disa nga botimet që aktualisht janë pjesë e librarisë sonë. Ju ftojmë ta vizitoni dhe ta shihni fizikisht gamën tonë të plotë të botimeve ose online përmes dyqanit elektronik, i cili do të jetë i qasshëm së shpejti.

Disa fotografi të publikimeve

Ne jemi gjithmonë të hapur ta zgjerojmë librarinë tonë me publikime të reja dhe tërheqëse. Nëse je autor, botues, ose pjesë e një kolektivi dhe dëshironi t’i prezantosh publikimet këtu, të inkurajojmë të na shkruash. Ju lutem na kontakto në info@ktwopointzero.com për të diskutuar se si mund të bashkëpunojmë.

Shfleto & lexo

Përveç botimet që mund të blihen, Libraria Konceptuale ofron një përzgjedhje të veçantë të revistave, librave dhe revistave shkencore që mund t’i shfrytëzoni brenda hapësirës për shfletim dhe lexim. Këto vepra janë përzgjedhur me kujdes për ta pasuruar përvojën e vizitorëve dhe komunitetit tonë, duke ofruar qasje në zëra dhe pikëpamje që nxisin reflektim dhe dialog.

Bashkëpunëtorët tanë

Një falënderim i madh për të gjitha shtëpitë botuese, organizatat dhe kolektivet që kanë bashkëpunuar me ne për ta krijuar dhe zhvilluar Librarinë Konceptuale të Kosovo 2.0.

Këtu janë të gjithë ata që kanë kontribuuar në këtë rrugëtim:

Arbër Selmani, Arif Muharremi, Bulevard_AL, Defy Them, Dylberizm, Fondacioni Shtatëmbëdhjetë, Fora Magazine, Forum ZFD, Gresa Nuredini, Hani i 2 Robertëve, Instituti Sekhmet, Kosovo Storylab, Lirindja, Lumbardhi, MeDiell, Nepotik, Nisesos, Iniciativa për Histori Gojore, Pararoja, Potpuri, Private Print, Qendra Multimedia, QIKA, Rab Rab, Shkodra Arthouse, Uresa Ahmeti, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR).  

Produkte të K2.0

Koleksioni ynë përfshin një gamë produktesh që i kemi dizajnuar dhe krijuar vetë – nga bluzat, tote bags dhe pulovrat e deri te fletoret e shënimeve dhe produktet e tjera origjinale. Pa marrë parasysh a do i vishni, përdorni apo do t’i ofroni si dhuratë, secili artikull mbështet gazetarinë e pavarur. Këto produkte i gjeni në hapësirën tonë ose së shpejti do të mund t’i porosisni online përmes dyqanit tonë online që do ta finalizojmë së shpejti!

Menuja e pijeve

Pa marrë parasysh nëse keni ardhur për të lexuar, shkruar ose biseduar, ka një filxhan që i përshtatet çdo gjendjeje shpirtërore tuaj. Ju pret një atmosferë e ngrohtë dhe çmime të përballueshme. Hidhni një sy menusë tonë të plotë më poshtë.

Dyqani online – Së shpejti

Nuk mund të na vizitoni fizikisht? Pa merak! Së shpejti do të mund të shfletoni dhe të blini revistat, botimet, produktet e veshjeve dhe produktet ekskluzive të preferuara në dyqanin online të K2.0.

Ngjarjet

Ngjarjet gjithmonë kanë qenë pjesë qenësore e misionit të Kosovo 2.0. Përveç botimit të publikimeve tona në tekst, video, fotografi dhe më shumë, besojmë se takimet, bisedat dhe ndarja e ideve me të tjerët fizikisht janë qenësore për ndërtimin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit.

Kjo është pjesë thelbësore e idesë mbrapa Librarisë Konceptuale: një hapësirë mikpritëse ku zhvillohen diskutime dhe organizohen ngjarje për komunitetin. Bisedat, punëtoritë, shfaqjet e filmave, ekspozitat dhe takimet e komunitetit nuk janë projekte dytësore; ato janë thelbi i asaj që bëjmë.

Përmes këtyre ngjarjeve të ndryshme, krijojmë mundësi për t’u angazhuar me ide të reja, sfiduar dyshimet dhe ndërtuar ura midis pikëpamjeve të ndryshme. Ato bashkojnë komunitetin tonë, duke kthyer gazetarinë nga diçka që lexon, në diçka që përjeton.

Ngjarjet e ardhshme

Marrja me qira e hapësirës

A je në kërkim të një hapësire për ta zhvilluar diskutimin, punëtorinë, trajnimin, shfaqjen ose ngjarjen tënde të ardhshme? Libraria jonë Konceptuale ofron një hapësirë me të gjitha mundësitë, e pajisur me projektor, sistem zanor dhe ulëse. Vend ideal për takime, diskutime dhe aktivitete të tjera kreative.

Na shkruani në info@ktwopointzero.com për të mësuar më shumë rreth disponueshmërisë dhe hollësive rreth qirasë.

Na ndiqni

Qëndroni të informuar lidhur me lajmet, ngjarjet dhe aktivitetet më të fundit në Librarinë Konceptuale të Kosovo 2.0. Ndiqeni në Instagram @k2.0conceptlibrary dhe Facebook K2.0’s Concept Library që të mos humbisni asgjë.

Lidhuni me ne

Libraria Konceptuale e Kosovo 2.0 është një hapësirë e gjallë dhe në rritje, dhe ne jemi gjithmonë të hapur për t’u zgjeruar dhe për të bashkëpunuar me autorë, botues, kolektive dhe organizata kulturore të reja.

Nëse keni botime që dëshironi t’i ekspozoni, ide për ngjarje, ose thjesht doni të angazhoheni, ju inkurajojmë të na shkruani. Ju lutemi na kontaktoni në info@ktwopointzero.com për të diskutuar se si mund të bashkëpunojmë.