
Ermela Teli: Në parajsën socialiste nuk binte shi
Regjisorja Teli flet për artin, censurën dhe mungesën e shiut në realizmin socialist gjatë komunizmit në Shqipëri.
Biseda | Arte dhe kulturë28/08/2025

Fotografia: Pamje nga filmi “Në Parajsën Socialiste (Nuk Bie Shi)”
Por atëherë, një gjë e tillë ishte problem – ti duhej t’i shihje gjërat njësoj si të gjithë. Nuk mund t’i shihje ndryshe, nuk mund të kishe një perceptim personal të realitetit. Shiu, grija apo errësira në pikturë përkufizoheshin si pesimizëm dhe pesimizmi ishte i ndaluar. Duhej të ishe i gëzuar, pjesë e trupit ideologjik të lumtur që e pranonte realitetin ashtu siç e orientonte shteti, jo siç e shihje vetë.
![Përmes hulumtimit, hasa në studimin e kritikut dhe historianit të artit, Gëzim Qëndro, lidhur me mungesën e shiut në artin e realizmit socialist. Ky studim gjendet në një kapitull të përmbledhjes “Realizmi socialist si histori dhe metodë”, libër i kuruar nga Raino Isto [Artist dhe historian arti] dhe botuar nga shtëpia botuese “Pika pa sipërfaqe”. Libri është një përmbledhje esesh dhe studimesh që Isto i ka mbledhur nga autorë të ndryshëm.](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fadmin.kosovotwopointzero.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2025%2F09%2FIN-SOCIALIST-PARADISE-IT-NEVER-RAINS-10.png&w=1080&q=75)
Fotografia: Pamje nga filmi “Në Parajsën Socialiste (Nuk Bie Shi)”
Përmes hulumtimit, hasa në studimin e kritikut dhe historianit të artit, Gëzim Qëndro, lidhur me mungesën e shiut në artin e realizmit socialist. Ky studim gjendet në një kapitull të përmbledhjes “Realizmi socialist si histori dhe metodë”, libër i kuruar nga Raino Isto [Artist dhe historian arti] dhe botuar nga shtëpia botuese “Pika pa sipërfaqe”. Libri është një përmbledhje esesh dhe studimesh që Isto i ka mbledhur nga autorë të ndryshëm.

Fotografia: Pamje nga filmi “Në Parajsën Socialiste (Nuk Bie Shi)”

Fotografia: Pamje nga filmi “Në Parajsën Socialiste (Nuk Bie Shi)”
Nuk ka qenë e vështirë sepse rënia e komunizmit është ajo etapa që të çon rrjedhshëm drejt ndryshimit. Ishte një pikë dramaturgjike e imja, hapte një kapitull të ri. Por edhe aty, unë fus qasjen time personale. Për mua, fakti që ra komunizmi, nuk nënkuptonte se tani ishim shoqëri demokratike. Shqipëria ishte në luftë, njerëzit po vriteshin. Dhe unë e kam parë me sy lufte rënien e komunizmit, jo me sy çlirimi. Qasja personale me qasjen historike në film, shkojnë bashkë gjithë kohës.

Valmira Rashiti
Valmira Rashiti është redaktore në K2.0. Ajo ka përfunduar studimet bachelor në fakultetin juridik, Universiteti i Prishtinës dhe në antropologji kulturore, në fakultetin filozofik të UP-së.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.
Dëshironi të mbështetni gazetarinë tonë? Anëtarësohuni në HIVE ose konsideroni një donacion.