
Është koha për transparencë të shifrave rreth COVID-19 në Kosovë
Të dhënat aktuale janë të mangëta dhe u mungon konteksti relevant për të qenë kuptimplota.
Ka hapa të thjeshtë e të përditshëm që duhet t'i bëjë qeveria për të treguar se është e gatshme ta trajtojë pandeminë me transparencë.
Numrat, sikur çdo gjë tjetër, duan kontekst për t’u kuptuar mirëfilli.
Në këtë pikë, në Kosovë do të pajtoheshim me çfarëdo përkufizimi të termave të përdorur.
Numrat e rasteve “aktive” dhe “të shëruara” janë aktualisht pothuajse të pakuptimta.
Shkencëtarët gjetiu thonë vazhdimisht se numrat nuk pasqyrojnë ndryshime deri sa të kalojë një kohë e caktuar pas raportimit të tyre.
Pa pasur vazhdimisht të dhëna të disponueshme, është shumë më vështirë të vërehen trendet dhe është thuajse e pamundur të shqyrtohen zgjidhjet e mundshme, të ofrohen ato dhe të ketë llogaridhënie.
Do të marrë kohë që njerëzit të kenë besim te informatat që jepen nga institucionet e Kosovës.

Jack Butcher
Jack Butcher është ish-zëvendëskryeredaktor i K2.0. Aktualisht punon si gazetar dhe redaktor i pavarur, duke mbuluar kryesisht çështje sociale. Ai ka shkruar për një numër botimesh ndërkombëtare, duke përfshirë gazetat The Guardian dhe The Observer në MB dhe revistën Hinterlands në Gjermani.
Eksploro më shumë