
Fëmijët e sotëm ëndërrojnë në anglisht
Vendasit digjitalë po mësojnë e mendojnë ndryshe.
Rrjedhimisht, duke qenë folës amtarë të gjuhës digjitale, fëmijët tanë sot e përvetësojnë gjuhën angleze sikurse gjuhë amtare. Ky është një ndryshim rrënjësor, i tillë që paraqet një shkëputje të thellë midis gjeneratës së tyre dhe gjeneratave të mëparshme.
Kur fëmijët kalojnë më shumë kohë pranë ekraneve se sa duke komunikuar me anëtarët e familjes dhe bashkëmoshatarët e tyre, përveç që dëmtohen në aspektin gjuhësor, ata dëmtohen edhe në aspektin social sepse kjo mund të shkaktojë edhe izolimin e tyre.
Tendenca e sotme e të rinjve për përzierjen e gjuhës me leksik të huaj, të shpeshtën me fjalë angleze, krijon një rrezik për të dy gjuhët, gjuhën amtare, që nuk arrijnë ta mësojnë siç duhet, po edhe për gjuhën e tyre të preferuar (në këtë rast gjuhën angleze).

Vlora Konushevci
Vlora Konushevci punon në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe media. Ka përfunduar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Universitetin e Prishtinës ku i ka vazhduar edhe studimet master në Linguistikë. Është poete dhe përkthyese.
Eksploro më shumë