
Inteligjenca artificiale po e zgjeron fushën e dezinformimit
AI po e bën dezinformimin më të sofistikuar dhe më të vështirë për t’u zbuluar.
|2025.11.19
|
Vegla verifikuese
WeVerify
Shtojca e verifikimit është një vegël, e cila me një klikim ofron disa mjete të integruara për të verifikuar përmbajtjen vizuale. Në këtë vegël mund të ngarkohet imazhi ose vegëza e videos, dhe vegla do ta analizojë origjinën, të dhënat metadata dhe mund të tregojë nëse përmbajtja është e manipuluar ose është përdorur më parë në kontekste të tjera.
Deepfake Detector
Përdoruesi mund të ngarkojë një video ose imazh, dhe kjo vegël analizon tiparet e fytyrës, lëvizjet e gojës, sinkronizimin audio–video dhe elementë të tjerë vizualë që zakonisht deformohen në përmbajtjet e manipuluara. Në fund, vegla jep një vlerësim rreth gjasave që materiali të jetë origjinal apo deepfake.
Glorious ContextuBot
Një mjet i specializuar për verifikimin e audios që identifikon burimin origjinal të një përmbajtjeje audio dhe kontekstin në të cilin është përdorur më parë.
YouTube DataViewer
Analizon linkun e videos dhe tregon datën e ngarkimit, thumbnails origjinalë dhe rastet kur videoja është përdorur më parë në kontekste të tjera. Kjo ndihmon në vlerësimin e vërtetësisë së përmbajtjes dhe identifikimin e manipulimeve të mundshme.
Ngjarjet e ndjeshme tërheqin më shumë vëmendjen e lexuesve dhe shpesh i bëjnë ata ta pranojnë informacionin pa e shqyrtuar me kujdes nëse është i saktë apo i pasaktë.
Një pjesë e madhe e përdoruesve nuk e verifikojnë vërtetësinë e përmbajtjes dhe e pranojnë atë si të mirëqenë, pa e vënë fare në dyshim.

Fatbardh Dema
Fatbardh Dema është udhëheqës i njësitit për Kontroll të Fakteve në Hibrid.info. Me diplomë në gazetari nga kolegji AAB, ai ka përvojë të gjerë si gazetar dhe redaktor në mediat e Kosovës. Përmes trajnimeve të specializuara, ai është aftësuar në verifikimin e fakteve dhe gjurmimin e përmbajtjeve të pasakta, si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.
Dëshironi të mbështetni gazetarinë tonë? Anëtarësohuni në "HIVE" ose konsideroni një donacion.