
Në kujtim të Kujtimit
Gabimet dhe neglizhenca institucionale kontribuan në vrasjen e 11-vjeçarit Kujtim Veseli.
Organet policore dhe ato të drejtësisë janë përgjegjëse, sepse duke neglizhuar abuzimet ndaj Kujtim Veselit, ia kanë cenuar të drejtën fundamentale për jetë.
Masat duhen ndërmarrë jo vetëm edhe për të treguar njohje për faktin që Kujtim Veselin e humbëm padrejtësisht dhe për të bashkëndjerë sadopak me familjen e tij, por edhe për t’i siguruar të gjithë qytetarët e komunitetit ashkali se shteti i Kosovës i trajton ata si qytetarë me të drejta të barabarta.

Shkëlzen Gashi
Shkëlzen Gashi ka studiu Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës, kurse magjistraturën për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në programin e përbashkët studimor të Universiteteve të Bolonjës dhe të Sarajevës. Është autor i shumë botimeve (librave dhe artikujve). Në vitin 2010 ka botuar biografinë e paautorizuar të Adem Demaçit, i cili ka kaluar 28 vjet nëpër burgjet jugosllave. Kohët e fundit, ka botu shumë artikuj brenda e jashtë vendit rreth historisë së Kosovës në tekstet mësimore të historisë në Kosovë dhe në vendet përreth Kosovës - Shqipëri, Sërbi, Mal të Zi dhe Maqedoni. Po ashtu, tani është duke shkruar biografinë e Ibrahim Rugovës, udhëheqësit të shqiptarëve të Kosovës 1989-2006.