
Nevojitet reagim për të ndryshuar (keq)përfaqësimin shqiptar
Tekstet alternative gjithëballkanike të historisë ofrojnë dokumentim të diskutueshëm e të mangët për Kosovën.
Ndonëse sillen pasazhe për djegien e fshatrave dhe eksodin e njerëzve, si dhe të dhëna për të vrarët dhe viktimat e të gjitha vendeve gjatë luftërave ballkanike, asgjë nuk ka për shqiptarët.
Jepen detajisht dëmet materiale të shkaktuara prej sulmeve të NATO-s, por nuk ka absolutisht asgjë për dëmet materiale të shkaktuara prej forcave sërbe.
Kjo mënyrë e prezantimit e dëmton rëndë imazhin e shqiptarëve dhe të Kosovës nëpër vendet ku këto tekste do të përdoren si tekste alternative për shkollat fillore e të mesme.

Shkëlzen Gashi
Shkëlzen Gashi ka studiu Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës, kurse magjistraturën për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në programin e përbashkët studimor të Universiteteve të Bolonjës dhe të Sarajevës. Është autor i shumë botimeve (librave dhe artikujve). Në vitin 2010 ka botuar biografinë e paautorizuar të Adem Demaçit, i cili ka kaluar 28 vjet nëpër burgjet jugosllave. Kohët e fundit, ka botu shumë artikuj brenda e jashtë vendit rreth historisë së Kosovës në tekstet mësimore të historisë në Kosovë dhe në vendet përreth Kosovës - Shqipëri, Sërbi, Mal të Zi dhe Maqedoni. Po ashtu, tani është duke shkruar biografinë e Ibrahim Rugovës, udhëheqësit të shqiptarëve të Kosovës 1989-2006.