
Për lirinë dhe krahët e këputur
Si e zotërova historinë time dhe e rimora fuqinë time.
|2025.04.11
|

Këtu jam unë, para luftës, si pesë-vjeçare.
Të qenit e rritur nga prindër që nuk kishin përjetuar kurrë një sistem që ua mëson vetë-reflektimin, kufijtë apo shërimin, bëri që edhe unë ta jetoja jetën gjithmonë e mbingarkuar.
Rrugëtimi i një emigranti/eje është hap besimi dhe kërkon sakrifica të mëdha, guxim dhe faj — faji i të mbijetuarit, i të kërkuarit të një jete më të mirë dhe lënia pas e të tjerëve.

Prindërit e Jehonës kur arritën për herë të parë në Berlin.
Sot gjej rehati të ripërtërirë në rrënjët e mia, të cilat me kohë u shndërruan në krahë.
Të bëja paqe me copëza të ndryshme të vetes, më udhëhoqi drejt një rruge të zotërimit, pasi ta merrja nën zotërim historinë dhe dhimbjen time, ishte e domosdoshme për ta lënë pas vuajtjen dhe për t’i dalë ballë viktimizimit dhe traumës.

Jehona Jahaj
Jehona Jahaj është shkrimtare, punëtore sociale dhe themeluese e platformave të diasporës si Marrja Zezë dhe Diaswhora. E lindur në Prizren dhe e rritur në Berlin, ajo ia kushton punën e saj diplomacisë kulturore, shërimit ndërbreznor dhe fuqizimit individual.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.
Dëshironi të mbështetni gazetarinë tonë? Anëtarësohuni në "HIVE" ose konsideroni një donacion.