
Roland Gjoni: Kosova është çështje ndërkombëtare ‘tepër e madhe’ dhe ‘tepër e vogël’ njëkohësisht
Shkencëtari politik dhe ligjor flet për gjeopolitikën, nacionalizmin shqiptar dhe tensionet e brendshme në Shqipëri.
Biseda | Drejtësi Tranzicionale2019.09.19
Nacionalizmi shqiptar në përgjithësi është reaktiv, e jo proaktiv, dhe është kryesisht i mobilizuar si reagim ndaj ndryshimit të konfigurimeve të pushtetit gjeopolitik.
Përderisa shumica e njerëzve e kuptojnë faktin që status kuoja dhe konflikti i ngrirë janë të rrezikshme, nuk do të thotë që çfarëdo lëvizje përtej status kuosë është pozitive.
Për Serbinë, shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje e qartë dhe përfundimtare, por është një tjetër hap në procesin e dobësimit të mëtejmë të shtetësisë së Kosovës.
Është e vërtetë që nëse bëhet shkëmbimi i territoreve, parimi i paprekshmërisë së kufijve nuk mund të ruhet dhe shtetësia e Kosovës, ashtu siç është shpallur më 2008, do të vihet në dyshim seriozisht.
Nëse për ndonjë arsye, Kosova pajtohet të shkëmbejë territore nën presionin ndërkombëtar, zbatimi i kësaj në terren do të jetë shumë i vështirë për shkak të mungesës së mbështetjes nga populli.
Në vend se të hapin rrugën për ndryshime politike, protestat i treguan limitet e transformimit të zhgënjimit dhe indinjatës sociale në alternativa domethënëse politike.

Fitim Salihu
Fitim Salihu është ish gazetar i stafit të K2.0, i cili shkruan kryesisht për politikë dhe qeverisje. Fitimi ka kryer studimet për shkencat politike në Universitetin e Prishtinës.
Eksploro më shumë