
“Si mundet një prind me ia ba fëmijës së vet çka m’kanë ba mu?”
Fëmijët dhe të rinjtë queer mes dhunës së familjes dhe shpërfilljes së shtetit.
Në thelb | Drejtësi sociale25/09/2025
Dhuna psikologjike shpesh nis herët, në formën e asaj që në sociologji quhet policim i gjinisë.
Për pjesën më të madhe të historisë moderne, të qenit queer nuk është parë si identitet, por si diagnozë dhe anomali.
Familjet, në përgjithësi, e kanë më të lehtë ta pranojnë idenë që vajzat e tyre të identifikohen si djem e burra, sesa e kundërta.
“Sa më shumë përballje, aq më shumë dhunë fizike”, tha Dorina, aktiviste queer.
Fillimisht nuk i ftojnë në ditëlindje, më pas mungojnë thirjet për darka apo mbledhi, derisa një ditë e kuptojnë se këto aktivitete familjare vazhdojnë sikur ata të mos ekzistonin.
Aktivistët pajtohen se forma më e rëndë e dhunës familjare është përjashtimi i plotë nga shtëpia.
Vetëm këtë verë, pas presionit të vazhdueshëm të aktivistëve, komuna vuri në dispozicion dy banesa të vogla që do të shërbejnë si strehimore të përkohshme deri në ndërtimin e një objekti të përhershëm.
Si mund të ndërhyjë shteti që, së pari prindërit, e pastaj edhe institucionet, t’i trajtojnë më mirë fëmijët dhe qytetarët e tyre queer?

Dafina Halili
Dafina Halili është gazetare e lartë në K2.0, e cila mbulon kryesisht çështje të drejtësisë sociale dhe të drejtave të njeriut. Dafina ka kryer studimet master në drejtimin e diversitetit dhe mediave në Universitetin e Westminster në Londër, Mbretëria e Bashkuar.
Dëshironi të mbështetni gazetarinë tonë? Anëtarësohuni në HIVE ose konsideroni një donacion.