
Në pajtim me rregullat procedurale, AKM fillimisht përpiloi një listë të përkohshme ndaj të cilës punëtorët e pakënaqur kishin të drejtë të parashtronin ankesë pranë vetë AKM-së.
Përfytyroni për një moment një mosmarrëveshje që ju mund të keni sot me një punëdhënës, universitet, komshi, bankë, partner biznesi apo bashkëshort, me organet tatimore apo administrative. Nëse ju dorëzoni një padi në gjykatë muajin e ardhshëm, pra në qershor 2017 – përgjigjja përfundimtare e shqetësimit tuaj mund të vijë 6 vjet e 9 muaj më vonë: në mars të vitit 2024.
Arsyeja e shëndoshë duhet ta shtynte Gjykatën Kushtetuese të merrte parasysh të gjithë kohën që ankuesit kanë humbur në pritje të përgjigjes ndaj kërkesave të tyre, përfshirë këtu edhe kohën e shpenzuar përballë organit administrativ (AKM).
Tejzgjatja e procedurave gjyqësore nuk është një problem vetëm i sistemit juridik të Kosovës por është një problem jashtëzakonisht i përhapur në rajon dhe në të gjitha shtetet Këshillit të Evropës.

Rudi Metaj
Rudi METAJ është diplomuar në shkenca juridike pranë Universitetit të Nanterre dhe Sorbonne në Paris, France. Aktualisht ai vepron si këshilltar ligjor në Francë, Shqipëri dhe Kosovë.
Eksploro më shumë