K2.0

Kryefaqja

Video

Dhuro

Monografitë

Të ’90-at copë-copë

K2.0 sjell pesë artikuj gjerë e gjatë, që thellohen në momentet përcaktuese të viteve të ’90-a në Kosovë — një dekadë shtypjeje dhe qëndrese. Përmes rrëfimeve personale dhe analizave historike, kjo seri shqyrton themelet e shtetit paralel, aktet e heshtura dhe të zëshme të rezistencës, si dhe fuqinë e solidaritetit. Këto histori hedhin dritë mbi përpjekjet dhe strategjitë, që formësuan rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.

Të ’90-at copë-copë
 BURSA PËR GAZETARI – EDICIONI I PESTË

BURSA PËR GAZETARI – EDICIONI I PESTË

K2.0 ju sjell katrë artikuj si pjesë e edicionit të pestë të programit të Bursave për Gazetari.

BURSA PËR GAZETARI – EDICIONI I I KATËRT

BURSA PËR GAZETARI – EDICIONI I I KATËRT

K2.0 ju sjell pesë artikuj si pjesë e edicionit të katërt të programit të Bursave për Gazetari. Këto tregime i theksojnë realitetet e ashpra dhe të shkelura të atyre që heshten, atyre që shtypen e përjashtohen.

HOVI YNË RINOR

HOVI YNË RINOR

23 shkrime prej gjithkund nëpër Kosovë, nxjerrin në sipërfaqe mundin e përditshëm e shpesh edhe të panjohur, të të rinjve e të rejave në Kosovë. Nxjerrin në sipërfaqe hovin e tyre rinor. Një hov i ushqyer prej ndjenjës së përgjegjësisë, parehatinë me heshtje e padrejtësi dhe vullnetin për t’i lëvizur gjërat, për t’u angazhuar me botën më thellësisht dhe për të shtruar pyetje.

Mall dhe kërkim

Mall dhe kërkim

Në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, K2.0 fillon botimin e një serie prej pesë rrëfimesh, të nxjerra nga libri “Fëmijëri të rrëmbyera”.  Ky libër, i botuar prej ForumZFD në Kosovë dhe Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur, sjell rrëfimet e 12 njerëzve të etnive të ndryshme, të cilëve u janë vrarë a zhdukur njerëz të dashur, anëtarë/e të familjes në kushte lufte.

Të zhdukurit ndër ne

Të zhdukurit ndër ne

K2.0 gjurmon rrëfimet e të zhdukurve dhe realitetin e përditshëm të atyre që mbetën pas. Nga zhdukjet e dhunshme në luftërat dhe regjimet e shkuara te manifestimet e sotme — kur mungojnë shpjegimet zyrtare, pyetjet dhe dhimbja mbesin.

Të drejtat e njeriut – Edicioni i tretë

Të drejtat e njeriut – Edicioni i tretë

K2.0 ju sjell artikuj thelbësor si pjesë e ciklit të tretë të Bursës së Gazetarisë për të Drejtat e Njeriut. Këto tregime i theksojnë realitetet e ashpra dhe të shkelura të atyre që zhvlerësohen, përjashtohen dhe abuzohen në Kosovë. Shpresojmë se këto tregime do ta kthejnë vëmendjen tek çështjet që deri tani nuk janë adresuar dhe të shërbejnë si thirrje për veprim nga zyrtarët qeveritarë dhe anëtarë të komunitetit.

E kaluara, tani

E kaluara, tani

Të kaluarës s’ke ku t’i ikësh! Sidomos kur krimet janë aty. K2.0 vrojton periudhën e pasluftës nëpër të gjithë Ballkanin Perëndimor: Si kanë luftuar viktimat për drejtësi dhe si institucionet kanë dështuar kundrejt tyre; si janë përpjekur politika, arsimi dhe përkujtimi t’i shpëtojnë helmit të viteve ‘90; dhe si pajtimi vazhdon të jetë i largët.

Të Drejtat e Njeriut – Edicioni i Parë

Të Drejtat e Njeriut – Edicioni i Parë

K2.0 ju sjell artikuj thelbësor si pjesë e ciklit të parë të Bursës së Gazetarisë për të Drejtat e Njeriut. Këto tetë tregime i theksojnë realitetet e ashpra dhe të shkelura të atyre që zhvlerësohen, përjashtohen dhe abuzohen në Kosovë. Shpresojmë se këto tregime do ta kthejnë vëmendjen tek çështjet që deri tani nuk janë adresuar dhe të shërbejnë si thirrje për veprim nga zyrtarët qeveritarë dhe anëtarë të komunitetit.

Të Drejtat e Njeriut – Edicioni i Dytë

Të Drejtat e Njeriut – Edicioni i Dytë

K2.0 ju sjell artikuj thelbësor si pjesë e ciklit të dytë të Bursës së Gazetarisë për të Drejtat e Njeriut. Këto tregime i theksojnë realitetet e ashpra dhe të shkelura të atyre që zhvlerësohen, përjashtohen dhe abuzohen në Kosovë. Shpresojmë se këto tregime do ta kthejnë vëmendjen tek çështjet që deri tani nuk janë adresuar dhe të shërbejnë si thirrje për veprim nga zyrtarët qeveritarë dhe anëtarë të komunitetit.

Edukimi për jetë

Edukimi për jetë

Edukimi është shtyllë e çdo shoqërie. Por a ka të bëjë ai veç me notat? Apo është po aq e rëndësishme çka mësojmë dhe si e mësojmë? A është edukimi veç për brenda në klasë? Apo mund të mësojmë edhe pa e vërejtë? Është folur shumë për rezultatet e dobëta të Kosovës në fushën e edukimit. Por, si po edukohen qytetarët për jetë?

Kosova X

Kosova X

K2.0 ju çon në një udhëtim dhjetëvjeçar që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, duke u zhytur në nostalgjinë e vitit 2008 dhe duke përfytyruar mundësitë distopike të vitit 2028. Shtjellojmë mënyrën se si politikat botërore e kanë formësuar Kosovën, dhe se si ky shtet i pavarur e ka formësuar shoqërinë civile dhe shoqërinë në përgjithësi. Çfarë është krijuar për sportistët, artistët dhe rininë? A jemi sot më të barabartë? A është Kosova laike? A ka mundësi të ikjes? Mësoni më shumë këtu.

Kultivimi

Kultivimi

Muzika, gjuha, filmat, trashëgimia. Çfarë thonë shprehjet tona kulturore për kulturën tonë? Çfarë rrëfenja reflektojnë dhe vendosin? Cilat janë rrethanat që ua mundësojnë apo pamundësojnë atyre ekzistencën? Në “Kultivimi”, flasim për kulturën që ka arritur tek njerëzit dhe eksplorojmë ambientin që i lejon të rriten.

Shëndeti

Shëndeti

K2.0 vendos sistemin e shëndetësisë të Kosovës nën mikroskop, duke u përqendruar në disa prej problemeve më themelore dhe sfidave që do vijnë. Nga shëndetësia publike vs private, te medikamentet me çmime të shumëfishuara (dhe të cilat mund apo mund të mos funksionojnë) dhe mbledhja e fondeve për trajtim… Me çfarë përballen me të vërtetë kosovarët kur u rrezikohet shëndeti?

Sport

Sport

K2.0 analizon  përvojën e re të sportit në Kosovë. Po ndalemi pak për të festuar, duke iu hedhur një sy  sukseseve të para të kësaj epoke të re. Analizojmë mjedisin transformues të sportit kosovar, infrastrukturën, drejtuesit dhe financat e sportit kosovar.  Dhe takohemi me yjet e së nesërmes, Hajde të luajmë.

Të drejtat e LGBTI

Të drejtat e LGBTI

K2.0 i nxjerr në shesh proceset e daljes haptas, përvetësimit të një gjinie tjetër, përballjes me interseksualitetin dhe tejkalimin e paragjykimeve. I hedhim një vështrim historisë së lëvizjes LGBTI dhe njerëzve të cilët luftojnë për të drejtat e barabarta në Kosovë dhe në rajon, dhe analizojmë legjislacionin për të parë se çka mungon për mbrojtjen e të drejtave LGBTI njëherë e përgjithmonë.

Zgjedhjet 2017

Zgjedhjet 2017

K2.0 po i shqyrton me kujdes qasjet specifike të partive politike ndaj çështjeve kyçe si: arsimi, punësimi, barazia gjinore, energjia elektrike dhe ambienti, kultura, sporti, të drejtat LGBT, korrupsioni, sigurimet shëndetësore dhe ushtria. Në këtë raportazh informativ, përveç analizave e pikëpamjeve, i përfshijmë edhe shkrimet e lexuesve tanë në blogs.

Zgjedhjet lokale 2017

Zgjedhjet lokale 2017

K2.0 thellohet në një analizë lokale të zgjedhjeve komunale të tetorit të vitit 2017. Çka bëjnë komunat tona për ne? Si mund t’i angazhojnë ato qytetarët që këta të jenë krenarë me vendbanimet e tyre? Cilat janë sfidat me të cilat përballen ato? Dhe çka bëjnë qytetarët – mirë apo keq – kur komunat nuk funksionojnë si duhet?